Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hasanpapaj: Qytetarët janë të zhgënjyer që Osmani nuk u rizgjodh presidente

Gazeta10
31 May 2026 - 18:58

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, në emisionin “Info Magazine”, deklaroi se nga puna në terren ka mësuar se qytetarët janë lodhur nga zgjedhjet e tepërta, derisa theksoi se pritjet e qytetarëve për Vjosa Osmanin janë edhe për një mandat të dytë.

Ai shtoi se diskutimet me qytetarë në terren shpesh lidhen me nevojën për stabilitet institucional dhe vazhdimësi në udhëheqje, duke reflektuar shqetësimet e tyre për paqartësitë politike.

“Pritjet e njerëzve janë fare të qarta, sepse ata e kanë pritur në fakt edhe para këtyre zgjedhjeve të fundit që ishin në 28 dhjetor që presidentja Osmani do të jetë edhe për një mandat të dytë. Ata zhgënjimin e kanë pse nuk kanë arritur institucionet që qyqaret ja kanë falur besimin të zgjedhin presidente zonjën Osmani edhe për një mandat të dytë dhe shoh në sytë e tyre një zhgënjim goxha të madh”, u shpreh Hasanpapaj në Klan Kosova.

Ndër të tjera, ai bëri të ditur se garës për deputet i hyri me ftesën nga vetë Vjosa Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.