
Një debat po zhvillohet në emisionin “Politiko” mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe analistit Halil Matoshi, teksa po diskutohet për Byronë dhe mënyrën e përzgjedhjes së drejtuesve të saj.
Matoshi ngriti shqetësimin se përzgjedhja e anëtarëve mund të ketë ndikim politik, duke pyetur Kurtin:
“E kjo byro, kryeministër, a do të jetë politike? E zgjedh politika. Domethënë, nëse ju i merrni 60 për qind, a është kjo dominim klasik?”
Kurti kundërshtoi këtë vlerësim, duke theksuar se bëhet fjalë për një proces institucional dhe jo partiak.
“Jo, jo, profesionale. Është Kuvendi i Republikës. Në këto momente ju posa e fyet popullin”, iu përgjigj Kurti.