Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti në përballje me Matoshin: Serbët janë 4%, por disa ndërkombëtarë mendojnë se janë 40%

Gazeta10
31 May 2026 - 22:32

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është përfshirë në një diskutim me analistin Halil Matoshi lidhur me përfaqësimin politik të serbëve në Kosovë dhe perceptimin që ekziston në qarqet ndërkombëtare.

Gjatë debatit në emisionin “Politiko”, Matoshi përmendi Listen Serbe, duke thënë se ajo përfaqëson një vullnet politik të qytetarëve serbë.

Në përgjigje, Kurti tha se nuk mohon përfaqësimin e komunitetit serb, por vlerësoi se shpesh krijohen perceptime të ekzagjeruara për numrin e tyre në Kosovë.

“Nuk e mohojmë, por nuk duhet të harrojmë se krijohet përshtypja te ndërkombëtarët nganjëherë që serbët janë shumë më tepër se që janë. Nuk jam për t’i mohuar, por as për t’i ekzagjeruar. A besoni ju që më shumë se gjysma e ndërkombëtarëve kur vijnë për vizitë në Kosovë befasohen kur e marrin vesh që serbët janë 4 për qind? Ka që mendojnë se janë 14 për qind e ka që mendojnë se janë 40 për qind”, deklaroi Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.