Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti mohon se 100 eurot janë blerje vote: Qytetarët e kuptojnë se lidhet me pakon kundër inflacionit

Gazeta10
31 May 2026 - 22:57

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj kritikave për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria në prag të fushatës zgjedhore, një vendim që ka nxitur debate dhe reagime në opinionin publik.

Gjatë debatit në emisionin “Politiko”, moderatori Kushtrim Sadiku e pyeti drejtpërdrejt Kurtin nëse kjo masë mund të konsiderohet si blerje e votës.

Në përgjigje, Kurti e hodhi poshtë këtë vlerësim, duke thënë se qytetarët e kuptojnë arsyen e vendimit.

“Unë besoj që qytetarët e Republikës nuk janë të tillë që e shohin këtë si ndikim në procesin zgjedhor. Ata e kuptojnë që kjo lidhet me zotimin tonë për Pakon e Përballjes me Inflacionin 2.0”, tha Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.