Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Bukoshi për ish-krerët e UÇK-së: Është njerëzore që dikujt i mungon Hashim Thaçi

Gazeta10
30 October 2022 - 21:29

Ish-kryeministri Bujar Bukoshi në intervistën e gjatë për Mero Baze ka folur edhe për Hagën dhe ish krerët e UCK-së atje.

I pyetur për vizitat e politikanëve të nivelit të lartë në Hagë, të kthyera në një pelegrinash, ai ka thënë se është njerëzore që dikujt i mungon Hashim Thaçi.

“ di, i kam parë. Është njerëzore që dikujt që i mungon Hashim Thaçi apo të tjerët të shkojnë ta takojnë. Por kur vizitat bëhen si gjest politik, mendoj se nuk është se i ndihmojnë shumë atyre që janë aty. E kuptoj pse ndodh kjo. Është dhe një lloj reaksioni ndaj qëndrimit shpeshëherë të lig që mbajnë fshehtas institucione apo zyrtarë politikë të Kosovës ndaj tyre, duke i paraqitur si njerëz të rrezikshëm në Kosovë. Kjo natyrisht ka politizuar situatën dhe tani jemi para këtij spektakli.  Ata kanë nevojë të ndihmohen nga shteti i Kosovës me fakte që përgënjeshtrojnë akuzat dhe nga diplomacia e Kosovës në rrugën e duhur. Nga diplomacia e Shqipërisë po ashtu” ka thënë Bukoshi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.