
Igball Jashari është përforcimi më i ri i FC Dritës. Kampionia e Kosovës e ka bërë një prezantim special të nipit të komandantit legjendar, Adem Jashari, përmes faqes së vetë zyrtare.
“Mirë se vjen, Igball Jashari!Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Igball Jashari është përforcimi më i ri i FC Dritës.Igballit i urojmë mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkroi klubi gjilanas.
Futbollisti ofanziv, pas eksperiencës pozitive tek Drenica, do ta bëjë hapin e radhës në Gjilan, ku do ta ketë mundësinë të luajë edhe në garat evropiane.
Më herët, Jashari ishte pjesë e FC Prishtinës, por edhe e Kosovës U-21.