
Teksa vendi ka hyrë në fushatën zgjedhore, partitë politike po vazhdojnë tubimet në qytete të ndryshme, të cilat po shoqërohen me reagime dhe diskutime të shumta në opinionin publik.
I ftuar në “Gazeta” të Kanal10, Anton Ndrecaj nga Instituti Gerd foli për fushatën e kandidatëve të partive politike për kryeministër, duke theksuar rëndësinë e një debati të drejtpërdrejtë mes tyre.
Sipas Ndrecajt, një përballje publike mes kandidatëve do të dërgonte një mesazh pozitiv për qytetarët dhe votuesit.
“Me besoni se do të ishte një mesazh i mirë për secilin qytetar dhe votues kur t’i shihte kandidatët ballë për ballë. Kështu do të krijohej bindja se ata nuk janë armiq, por vetëm kundërshtarë politikë. Një përballje e tillë do të eliminonte shumë nga të metat që po e karakterizojnë këtë fushatë”, tha Ndrecaj.