
Taksa prej 10 euro për veturat që do të hyjnë në Prishtinë ka ndezur një debat të nxehtë në kryeqyte, ku shumë qytetarë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë, e madje edhe e kanë konsideruar si mjaft të tepruar.
E lidhur me këtë në GAZETA në Kanal 10 ka folur shefi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla i cili ka treguar arsyet se përse kanë kundërshtuar këtë propozim.
“Vlerësojmë se një propozim i tillë është i padrejt dhe nuk i kontribuon aspak mirëqënies se qyrtetarëve dhe nuk është për zgjidhje të qëndrueshme dhe se ky propozim vjen nga koalicioni LDK-PDK”, ka theksuar mes tjerash ai.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë/Gazeta10