Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berim Kuçi kritikon qeverisjen e Kurtit: Pas gjashtë vitesh nuk po shohim rezultate

Gazeta10
01 June 2026 - 23:02

Kandidati i LDK-së për deputet, Blerim Kuçi, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke vlerësuar se ai ka treguar aftësi më shumë në kundërshtim sesa në ndërtimin e politikave dhe rezultateve konkrete.

Në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Kuçi tha se Kurti e ka ndërtuar karrierën e tij politike mbi kundërshtimin e proceseve dhe kundërshtarëve politikë, por sipas tij, qeverisja kërkon aftësi për të krijuar dhe për të prodhuar rezultate.

“Albin Kurti është krijuar mbi atë dogmën e kundërshtimit. Ai ka aftësi vetëm për të kundërshtuar. Të kundërshtosh diçka dhe të krijosh diçka janë dy gjëra krejt të ndryshme. Sot do të isha i lumtur t’i rendisja disa rezultate, sepse kanë kaluar gjashtë vjet, por nuk e di cilat janë rezultatet e tij”, deklaroi Kuçi.

Për më shumë shikone videon e plotë/Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.