Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Në qytetin e vreshtave korrëm besim dhe shpresë”, Bardhyl Hasanpapaj falënderon Rahovecin për pritjen

Gazeta10
02 June 2026 - 10:40

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka falënderuar qytetarët e Rahovecit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen në tubimin e mbajtur mbrëmë.

Hasanpapaj përmes një postimi në “Facebook”, ka vlerësuar atmosferën dhe entuziazmin e qytetarëve, duke thënë se tubimi në Rahovec ishte një dëshmi e besimit dhe shpresës për ndryshim.

“Në qytetin e vreshtave, sot korrëm besim, shpresë dhe entuziazëm. Rahovec, faleminderit për pritjen madhështore!”, ka deklaruar Hasanpapaj.

Tubimi në Rahovec ishte një nga ndalesat e radhës të Hasanpapajt në kuadër të aktiviteteve elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj, kandidon për deputet me numrin 34 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.