
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe sot në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë, në nderim të Heroit të Kosovës, Mentor Krasniqi.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj publikoi disa fotografi nga homazhet dhe kujtoi sakrificën e dëshmorëve për lirinë e Kosovës.
“Para veprës dhe sakrificës së Heroit të Kosovës, Mentor Krasniqi, sot bëmë homazhe në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë. Liria që gëzojmë sot ka emra, ka histori dhe ka dëshmorë që nuk harrohen kurrë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai theksoi se kujtimi për dëshmorët mbetet obligim kombëtar dhe se sakrifica e tyre është themeli i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.