
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren, është gjetur e vdekur një grua.
Në raportin e përditshëm, Policia shton se, rasti është duke u hetuar dhe se, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë:
HETIM I VDEKJES
Prizren/ 01.06.2026 – 10:40. Është raportuar se në rrugë është gjetur një person i gjinisë femërore pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raport.