Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bekim Haxhiu: Drenasi mbetet bastioni i pathyeshëm i PDK-së

Gazeta10
02 June 2026 - 12:03

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu ka thënë se Drenasi mbetet bastioni i pathyeshëm i PDK-së dhe vendi ku na bashkojnë vlerat tona.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shkruar se më 7 qershor Drenasi do ta dëshmojë besimin dhe besnikërinë në PDK-në e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit si dhe Bedri Hamzën kryeministër.

Postimi i tij i plotë:

Drenasi mbetet bastioni i pathyeshëm i PDK-së dhe vendi ku na bashkojnë vlerat tona.

Në tubimin e sotëm, qytetarët e Drenasit dhanë mesazhin se e duan PDK-në sërish prijëse të proceseve dhe Qeverisë që investon e nuk e harron Drenasin.

Edhe më 7 qershor, Drenasi do ta dëshmojë besimin dhe besnikërinë në PDK-në e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit si dhe Bedri Hamzën kryeministër.

STOP KRIZËS,

NDRYSHO KOSOVËN!

#VotoPDK125

#BedriHamzaKryeministër1

#ProfBekimHaxhiuKamishi109

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.