Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LDK mbyll fushatën me tubim të madh në Prishtinë, Abdixhiku: Kosova është gati për ndryshim

Gazeta10
02 June 2026 - 13:57

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e madh përmbyllës të fushatës, që do të mbahet të premten në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo ngjarje do të jetë një natë bashkimi, shprese dhe mesazhi të fortë për ndryshim në Kosovë.

“Të premten, të gjitha rrugët shpijnë tek Sheshi Skënderbeu. Në Prishtinë mblidhemi të gjithë! Në tubimin e madh përmbyllës të kësaj fushate. Në një natë bashkimi. Në një natë shprese. Kosova është gati për ndryshim”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë së bashku me familjet, miqtë dhe të afërmit, duke theksuar se ky tubim do të përmbyllë fushatën “ashtu siç është nisur – së bashku”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.