Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Blerim Kuçi: Pesë vite punë dhe hulumtime të përmbledhura në një platformë për qytetarët

Gazeta10
02 June 2026 - 15:03

Kandidati për deputet nga radhët e LDK, Blerim Kuçi ka prezantuar platformën e tij, duke thënë se ajo është rezultat i pesë viteve punë, hulumtimesh dhe bashkëpunimi me profesionistë të fushave të ndryshme.

Kuçi theksoi se gjatë kësaj periudhe ka dëgjuar shqetësimet dhe idetë e qytetarëve, me qëllim identifikimin e zgjidhjeve konkrete për sfidat e përditshme.

“Ky angazhim është përmbledhur në një platformë të hapur për secilin prej jush. Këto janë temat dhe çështjet për të cilat do të angazhohem me përkushtim në Kuvend, në përputhje me vlerat dhe programin e LDK-së”, ka deklaruar ai.

Sipas Kuçit, platforma synon të ofrojë një vizion të qartë për një të ardhme që ndërtohet së bashku me qytetarët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.