
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi, ka falënderuar banorët e Samadraxhës për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e treguar gjatë takimit me qytetarët.
Kuçi tha se mikpritja dhe respekti i treguar në Samadraxhë dëshmojnë lidhjen e fortë të këtij komuniteti me rrugën e zhvillimit që, sipas tij, po ndërtohet së bashku me qytetarët.
“Në Samadraxhë u pritëm me shumë ngrohtësi dhe respekt, gjë që tregon lidhjen e fortë të këtij vendi me rrugën e zhvillimit që po ndërtojmë bashkë. Mbështetja juaj është shtysë e madhe për të vazhduar me punë dhe angazhim në çdo qytet e çdo fshat të vendit”, ka deklaruar Kuçi.
Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen e banorëve, duke theksuar se përkrahja e qytetarëve mbetet motiv i rëndësishëm për vazhdimin e angazhimit politik dhe publik në të gjitha anët e vendit./Gazeta10