
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se mbështetja për ndryshim po rritet çdo ditë në Baks, Deshefc, Qirez, Krasmirofc, Kozhicë, Prellofc dhe Krasaliq.
Sipas tij, qytetarët po bashkohen gjithnjë e më shumë rreth programit të PDK-së me numër 125, duke shprehur vullnet për ndryshim dhe zhvillim.
Haxhiu ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë takimeve në terren.Gazeta10