
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ky tubim do të jetë mbyllja e rrugëtimit të fushatës elektorale, raporton klankosova.tv.
“Të premten, në orën 20:00, të gjitha rrugët na shpijnë në Sheshin Skënderbeu! Mblidhemi të gjithë për ta mbyllur këtë rrugëtim ashtu siç e nisëm: së bashku, me besim dhe me shpresë për Kosovën”, ka shkruar Osmani.