
Katedralja e Këlnit ka paraqitur planet për të filluar tarifimin e vizitorëve turistikë, duke nisur nga korriku. Ata do të duhet të paguajnë 12€ secili, për të ndihmuar në mbulimin e kostove të mirëmbajtjes. Megjithatë, do të mbahet ende një zonë e vogël falas për besimtarët.
Katedralja katolike e Këlnit do të fillojë të tarifojë turistët me 12€ (rreth 14 dollarë) për hyrje nga 1 korriku.
Kjo katedrale e famshme gotike dhe vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s kishte njoftuar për herë të parë planin për të vendosur pagesa në mars, duke u bërë një nga vendet e rralla të kultit në Gjermani që aplikon tarifë hyrjeje.
Shuma e njoftuar të mërkurën është pak më e lartë se kufiri prej 10€ i propozuar në mars nga arkitektja Barbara Schock-Werner, e cila drejton Shoqatën Qendrore të Ndërtimit të Katedrales (ZDV), shkruan DW.