Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Blerim Kuçi: Ka paqartësi me VV-në, por duhet të gjenden elemente të përbashkëta politike

Gazeta10
03 June 2026 - 13:52

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Blerim Kuçi, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit politik mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pushtetit aktual.

Ai tha se aktualisht ekzistojnë paqartësi në lidhje me vijën dhe orientimin e Lëvizjes Vetëvendosje, por theksoi se bashkëpunimi nuk duhet përjashtuar.

“Tash për tash nuk ka, unë besojë se duhet të ketë, shpresojë se kanë me pasë, por të përbashkët e kemi Kosovën, port ash për tash ka paqartësi me vijën dhe orientimin e VV-së, ka paqartësi dhe pikëpyetje, në momentin kur të qartësohet atëherë do të kemi të përbashkëta, ne duhet me i gjetë të përbashkëtat”, tha ai.

Ai përfundoi duke theksuar se “duhet me i gjetë të përbashkëtat” mes partive politike, në mënyrë që të mund të ketë bashkëpunim funksional./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.