Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arian Tahiri: Atmosferë e jashtëzakonshme në Viti, energjia e 7 qershorit do të jetë vendimtare

Gazeta10
03 June 2026 - 13:54

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka zhvilluar një aktivitet në Viti gjatë fushatës zgjedhore, ku ka deklaruar se është pritur me entuziazëm dhe besim nga qytetarët.

Ai theksoi se atmosfera në këtë takim ishte “e jashtëzakonshme”, duke shtuar se mbështetja e qytetarëve i jep energji për vazhdimin e fushatës. Tahiri u shpreh optimist se kjo energji do të reflektohet edhe në datën 7 qershor, të cilën e quajti vendimtare për garën zgjedhore.

Në fund, ai falënderoi qytetarët për pritjen dhe mbështetjen gjatë aktivitetit të fushatës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.