
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hajdar Beqa, ka zhvilluar takime gjatë fushatës zgjedhore, ku ka theksuar rëndësinë e kontaktit me qytetarët dhe përkushtimin e tyre.
Ai u shpreh se e ka nisur ditën me një takim ku ishte e pranishme edhe Jeta Zymberi Selmani, duke e vlerësuar si një kafe mëngjesi me njerëz të angazhuar dhe plot energji.
Sipas Beqës, këto takime u japin motivim për të vazhduar punën drejt ndryshimit që, siç tha ai, qytetarët e kërkojnë dhe e meritojnë./Gazeta10