Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku pas takimit me Costan: Kosova e ka vendin në Evropë politikisht dhe në vlerat e përbashkëta

Gazeta10
03 June 2026 - 15:30

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas takimit që ka pasur me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Çitaku, ka njoftuar se, gjatë takimit me Costan, ata kanë folur për Kosovën, sfidat që kemi përpara si shoqëri dhe si shtet.

‘’ Vendi ynë e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht, institucionalisht dhe në vlerat e përbashkëta që ndajmë’’, ka thënë ajo.

Postimi:

Ishte kënaqësi të takoj Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Folëm për Kosovën, për sfidat që kemi përpara si shoqëri dhe si shtet, por edhe për potencialin dhe të ardhmen tonë evropiane.

Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, riafirmova bindjen time se Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj me besim, stabilitet dhe partneritet të ngushtë me aleatët tanë evropianë.

Vendi ynë e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht, institucionalisht dhe në vlerat e përbashkëta që ndajmë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.