Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, ambasadori Durmishi viziton tre të rinjtë në spital

Gazeta10
03 June 2026 - 23:20

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, vizituan në Spitalin Rajonal të Lezhës tre të rinjtë kosovarë që po marrin trajtim mjekësor pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Gjatë vizitës, ambasadori u interesua nga afër për gjendjen shëndetësore të të rinjve dhe mori informacion nga stafi mjekësor lidhur me ecurinë e trajtimit të tyre.

Sipas ambasadorit Durmishi, gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar dhe ata vijojnë të jenë nën kujdesin e vazhdueshëm të bluzave të bardha në urgjencën e Lezhës.

“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, policia jep detaje pas tragjedisë në Shëngjin me dy të vdekur

“Gjendja e tyre ishte shumë e mirë. Fati i tyre. Ngjarje shumë tronditëse, por ne jemi këtu të bëjmë atë që duhet bërë, për të informuar familjarët e dy viktimave”, u shpreh Ambasadori.

Ai falënderoi ekipet mjekësore dhe strukturat vendore për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e ofruar, ndërsa shprehu solidaritetin me familjet e personave të përfshirë në këtë ngjarje tragjike.

Mjekët bëjnë me dije se të rinjtë po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme dhe, deri tani, parametrat e tyre shëndetësorë paraqiten të qëndrueshëm.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.