Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti demanton Vetëvendosjen: Po bëni propagandë për sigurime shëndetësore, ligji është prej 2014-tës

Gazeta10
04 June 2026 - 10:13

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, tha se Lëvizja Vetëvendosje po bën propagandë me sigurimet shëndetësore, duke thënë se edhe pas pesë vitesh pushtet, kjo çështje vazhdon të mbetet premtim dhe jo realitet.

“Nuk është sukses të shpallësh themelimin e asaj që ekziston në ligj prej vitit 2014. Sukses do të ishte që qytetari të hynte në spital me kartelë sigurimi shëndetësor në dorë, e jo me kuletë në xhep”.

Hoti tha se Fondi i Sigurimit Shëndetësor është paraparë me Ligjin për Sigurimin Shëndetësor të vitit 2014 dhe se s’është ide e re, por një obligim i papërmbushur me vite.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.