Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova dhe Shqipëria të parat në Evropë për numrin e vizitorëve në aeroporte gjatë verës së 2022

Gazeta10
31 October 2022 - 12:08

Kosova dhe Shqipëria prijnë në Evropë për rritjen e vizitorëve në hyrje-daljet dhe aeroportet gjatë verës së këtij viti.

Në raportin e prezantuar nga organizata ACI, thuhet se Kosova ka rritje për 23% ndërsa Shqipëria është dukshëm më lartë, 60%.

Ky rezultat ka nxitur edhe reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Ja një statistikë zyrtare e rritjes së prurjeve të turistëve e vizitorëve në aeroportet e Europës për muajin gusht, krahasuar me vitin përpara pandemisë. Një pasqyrë që flet vetë, pa asnjë koment. Por as këtë pasqyrë dhe as të tjera si kjo, ku reflektohen ndërkombëtarisht fakte e shifra konkrete, jo konkluzione spekullative mbi Shqipërinë bazuar në perceptime e analiza të përcipta, ju nuk do t’i gjeni në shumicën e pasqyrave politiko-mediatike të Shqipërisë, ku përkundrazi, fryhen me të madhe gjysëm të vërtetat, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha dhe realiteti shqiptar pasqyrohet me njëanshmëri dashakeqe” ka shkruar Rama. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.