Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet personi i cili e goditi për vdekje ish-ushtarin e UÇK-së në Drenas

Gazeta10
31 October 2022 - 12:15

Policia e ka arrestuar shoferin i cili dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur për vdekje ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Selver Lladrovci, raporton Gazeta10.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e lëndimeve të marra  në aksident këmbësori ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

56-vjeçari u godit për vdekje nga një veturë në lëvizje në rrugën Bardh i madh – Drenas pasditën e së dielës./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.