Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hasanpapaj: Gjashtë takimet e Osmanit me Presidentin amerikan dëshmojnë afërsinë me SHBA-në

Gazeta10
04 June 2026 - 17:49

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Bardhyl Hasanpapaj, ka vlerësuar lart angazhimin diplomatik të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas tij, gjatë mandatit të saj si presidente e gjashtë e Republikës së Kosovës, Osmani është takuar gjashtë herë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një nivel komunikimi që, sipas Hasanpapajt, rrallë shihet edhe te liderët e vendeve evropiane.

Ai theksoi se këto takime dëshmojnë partneritetin e fortë ndërmjet Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe përkushtimin për forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.