
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka njoftuar se pas një vizite në Fresha, ka zhvilluar një kafe mëngjesi së bashku me Albin Kurti dhe Artane Rizvanolli.
Sipas Kërçelit, takimi u mbajt te një nga gastronomët më të vjetër të kryeqytetit, Veton Zuka, ku u diskutua në një atmosferë miqësore pas vizitës në kompani. Ai e cilësoi këtë si një mundësi për bashkëbisedim dhe shkëmbim idesh me përfaqësues të institucioneve dhe biznesit./Gazeta10