
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se sipas tij, mbështetja në rajonin e Dukagjinit dhe nga mërgata është e madhe për LDK-në.
Ai tha se kryetari i Komunës së Pejë, Gazmend Muhaxheri, ka theksuar se “krejt Dukagjini i ka sytë nga Armend Zemaj”, duke shtuar se edhe mërgata ndan të njëjtin qëndrim.
Zemaj vlerësoi se gjatë angazhimit të tij si ministër i Shëndetësisë ka punuar me përkushtim në forcimin e sistemit shëndetësor dhe në shërbim të qytetarëve, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin politik në të njëjtën frymë./Gazeta10