
Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, fajin për shkuarjen e sërishme të vendit në zgjedhje ia ka atribuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ish-presidentes Vjosa Osmani.
I ftuar në emisionin “Gazeta”, Haxhiu tha se arsyeja e kandidimit të tij në këto zgjedhje lidhet me gjendjen e vështirë në të cilën, sipas tij, ndodhet vendi.
“Arsyeja pse garoj në këtë radhë është se Kosova vërtet ndodhet në një krizë ekonomike, sociale, institucionale dhe politike. Angazhimi im është për të dhënë kontributin tim që të ndalet kjo krizë dhe të bëhet ndryshimi”, tha Haxhiu.
Ai kritikoi udhëheqjen aktuale, duke pretenduar se vendi po përballet me zgjedhje të reja për shkak të interesave personale të liderëve shtetërorë.
“Kosova po shkon në zgjedhje për shkak të ambicieve të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të mbushur egot personale”, deklaroi kandidati i PDK-së.