
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se rritja e numrit të qytetarëve serbë me shtetësi kosovare mund të ndikojë në rezultatet zgjedhore dhe përfaqësimin politik në vend.
Në një intervistë për televizionin Kanal10, Haxhiu tha se nëse vazhdon ky trend, brenda disa viteve mund të ketë një numër të madh votuesish nga komuniteti serb, gjë që, sipas tij, mund të ndryshojë ekuilibrat politikë dhe të rrisë ndikimin e Lista Serbe në institucione.
Ai shtoi se partitë politike shqiptare duhet të sigurojnë mbështetje më të madhe për të ruajtur, siç u shpreh, stabilitetin institucional dhe politik të vendit.
“Nëse vazhdon trendi i regjistrimit të serbëve brenda 5-6 viteve ne do t’i kemi 250 – 300 mijë serbë të regjistruar me shtetësi të fituar, të cilët edhe kanë drejtë me përfitu benefite nga shteti i Kosovës edhe kanë drejtë me votu, dhe në bazë të kësaj do të vie dita që Lista serbe 300 mijë vota dhe mund të dalë edhe partia e parë nëse partitë tona politike nuk marrë aq shumë vota dhe ta keshë kryetarin e Kuvendit një kolon serb ose një ish gjeneral serb që ka bërë masakra në Kosovë”, tha ai.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10