Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të burgosurve në Dubravë që kanë të drejtën e punës jashtë institucionit iu gjendet substancë narkotike, policia nis hetimet

Gazeta10
06 June 2026 - 13:48

Disa të burgosurve në qendrën korrektuese të Dubravës që kanë të drejtë pune jashtë institucionit dyshohet se iu gjenden dy qese me substancë narkotike, njoftoi Shërbimi Korrektues i Kosovës.

SHKK tha se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 16:40, kur gjatë kontrollave rutinore në Portën 0 të institucionit, zyrtarët korrektues, në bashkëpunim me Njësitin K9 të SHKK-së, kanë ndaluar për kontroll një kamionetë pune e cila po kthente të burgosurit me drejtë pune jashtë institucionit.

“Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, janë zbuluar dy qese të kamufluara me lëndë të dyshuar narkotike, të fshehura në dyshemenë e automjetit. Bazuar në rrethanat e rastit, të dyshuar janë disa të burgosur që gëzojnë të drejtën e punës jashtë institucionit”.

Ndaj tyre janë ndërmarrë masat disiplinore përkatëse dhe u janë ndaluar beneficionet deri në përfundimin e procedurave hetimore, tha ky institucion.

“Pas identifikimit të rastit, zyrtarët korrektues kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme procedurale, kanë iniciuar hetime të brendshme dhe kanë njoftuar Policinë e Kosovës, e cila po zhvillon hetimet përkatëse lidhur me këtë rast”.

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive të kundërligjshme dhe në garantimin e rendit, sigurisë dhe integritetit institucional në të gjitha institucionet korrektuese.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.