
Sot më 7 qershor, Kosova voton sërish – për herë të tretë brenda më pak se një viti e gjysmë.
Zgjedhjet e reja u shpallën pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjidhte presidentin e ri brenda afatit kushtetues, duke futur vendin në një tjetër krizë politike.
Mbi dy milionë qytetarë të Kosovës kanë të drejtë vote në zgjedhjet e sotme.
Janë 949 qendra të votimit, me gjithsej 2.550 vendvotime në të gjithë Kosovën.
Qytetarët do të mund të votojnë për njërën nga 21 subjektet politike në garë, të cilat kanë gjithsej 902 kandidatë për deputetë.