Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Papa Leo thotë se do të bëjë tifo për Amerikën, në Kupën e Botës

Gazeta10
06 June 2026 - 22:06

Papa Leo XIV konfirmoi se do të bëjë tifo për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kupën e Botës në futboll që do të nis për pak ditë.

Duke folur me gazetarët në avionin me të cilin po udhëtonte për në Spanjë, ku do të qëndrojë për një vizitë njëjavore, ai tha se do ta mbështesë kombëtaren e shtetit të tij.

“Sigurisht që do të mbështes SHBA-në. Nuk e di sa ndeshje do të mund t’i shoh”, deklaroi Papa Leo XIV, transmeton AP.

Kupa e Botës 2026 do të nisë më 11 qershor dhe do të përfundojë më 19 korrik.

Turneu do të organizohet për herë të parë në tre vende njëkohësisht: Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Në këtë edicion do të marrin pjesë 48 kombëtare, numri më i madh në historinë e kompeticionit, të ndara në 12 grupe me nga katër ekipe. Ndeshjet do të zhvillohen në 16 qytete pritëse, ndërsa finalja është planifikuar të luhet në stadiumin “MetLife” në New Jersey të SHBA-së.

Papa Leo XIV është amerikan. Emri i tij i lindjes është Robert Francis Prevost dhe është papa i parë në histori nga Shtetet e Bashkuara. Ai lindi më 14 shtator 1955 në Chicago, Illinois, ndërsa u rrit në Dolton, një periferi në jug të Chicagos.

Sporti i tij i preferuar është tenisi, të cilin, sipas një shkrimi të AP-së, e luan shpesh edhe pas zgjedhjes si papë.

Përveç kësaj, si një djalë i rritur në Chicago, ai është tifoz i ekipit të bejsbollit Chicago White Sox dhe sic raporton New York Post, e ka ndjekur ndeshje të ekipit prej dekadash.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.