
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me qëndrimet e saj ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Duke folur në televizionin Kanal 10, Hasanpapaj ka thënë se Vetëvendosja është bërë përrallë me historinë e Vjosa Osmanit, raporton Gazeta10.
“Vetëvendosja janë bërë prallë me situatën që ka ndodhur me Vjosa Osmanin, sepse ne ende nuk e kemi një version nëse ata kanë dashur me e bë presidente apo nuk kanë mujtë, herë dalin thojnë nuk kemi mujtë se nuk i kemi pas votat herë thojnë nuk kemi dashtë, po bien kundështim me vetëveten”, tha Hasanpapaj.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10