
Sot qytetarët e Kosovës po votojnë në zgjedhjet parlametare, zgedhje këto që po mbahen për herë të tretë brenda më pak se një viti e gjysmë.
E televizioni i gazetarëve, Kanal 10 po sjellë në kohë reale anë e kend Kosovës, pothuajse në të gjitha komunat e vendit se si po zhvillohet ky proces zgjedhor, por jo vetëm, duke sjell edhe shumë pamje nga vende të ndryshme, sikurse edhe shumë rrëfime e deklarata nga qytetarë kudo në Kosovë.
Prandaj që nga mëngjesi ekipa e gazetarëve të Kanal 10, po sjellin gjithçka LIVE se çka po ndodh nga komunat e ndryshme dhe se si po shkon procesi zgjedhor i cili ka filluar sot prej orës 07:00 prej kur janë hapur qendrat e vendvotimit e do të vazhdojë deri në përmbylljen e votimit, deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Por kjo nuk do të përfundojë me kaq, pasi pas mbylljes së kohës së qendrave të votimit, ekipa e Kanal 10 do të sjell edhe atmosferën dhe pamjet pas shpalljes së rezultateve preleminare, kur edhe subjektet politike do të dalin me prognozat e tyre të para të rezultateve.
Përderisa edhe KQZ krejt në fund në orët e mbrëmjes do të dalin me rezultatet e para preleminare të zgjedhjeve të sotme.
Kështu që dita e sotme do të jetë “një maratonë” e gjatë zgjedhore, e cila nuk do të përfundojë deri pas mesnate.
Krejt në fund qytetarët sot e kanë mundësinë që me votën e tyre të lirë e demokratike të përcaktojnë se kush do t’i përfaqësojë për 4 vitet e ardhshme në Kuvendin e Republikës dhe në Qeverinë e ardhshme të Kosovës.
Gjithçka LIVE në kohë reale me poshtë mund ta ndiqni në YOUTUBE në Kanal 10./Gazeta10