Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KQZ: Votimi me asistencë lejohet vetëm për kategori të caktuara të votuesve

Gazeta10
07 June 2026 - 8:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se votimi me asistencë lejohet vetëm për votuesit që, për shkak të aftësisë së kufizuar, nuk mund ta shënojnë fletëvotimin ose ta hedhin atë në kutinë e votimit, si dhe për votuesit e verbër që nuk dinë ta përdorin alfabetin Braille.

KQZ-ja ka bërë thirrje që votuesit të informohen paraprakisht për procedurat dhe kriteret që lidhen me këtë formë votimi, në mënyrë që procesi zgjedhor të zhvillohet pa pengesa dhe në përputhje me rregullat.

Sipas njoftimit, qytetarët mund të informohen se kush ka të drejtë të votojë me asistencë, si realizohet ky lloj votimi, cilat janë kriteret që duhet t’i plotësojë asistuesi, si dhe cilat forma të tjera të mbështetjes ofrohen në vendvotim për personat që kanë nevojë për ndihmë gjatë procesit të votimit.

Për informata shtesë, KQZ-ja ka vënë në dispozicion numrin pa pagesë 0800 55 555, si dhe kontaktin në WhatsApp dhe Viber në numrin +383 46 13 00 13

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.