
Në përcjelljen e zyrtarëve të EULEX-it, sot në mesditë ka udhëtuar drejt Hagës, ish
eprori i lartë dhe invalidi i UÇK-së, Z.V Komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës, Komandant Sadik Halitjaha, raporton Gazeta 10.
Bashkëluftëtarë dhe shoqata kanë reaguar duke i dëshiruar rikthim sa më të shpejt në liri.
Madje ato kanë shpërndarë një deklaratë të tij para nisjes për në Hagë, e cila nuk është e konfirmuar:
Do të luftoj përherë, për ty, Atdhe!
Do t’i mbroj bashkëluftëtarët dhe UÇK-në!
Do të luftoj për liri, drejtësi e të vërtetën!
Do të luftoj me dinjitet për ta mbrojtur luftën dhe të drejtën.
Sido që të jenë qëndrimet e të tjerëve nuk do të ndikojnë, as do ta ndryshojnë qëndrimin tim të përhershëm për UÇK-në!
Do të jetoj për familjarët e atdhetarët,
Për ty Kosovë!
U pafshim në liri!
I juaji, Sadik Halitjaha