
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar numrin e pjesëmarrësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Deri më tani, komuna me më së shumti pjesëmarrës në zgjedhje është ajo e Leposaviqit, me 44,42 për qind.
Pas Leposaviqit radhitet komuna e Ranillugut me 43,46 për qind dalje në votim.
Në Prishtinë kanë dalë 29,85 për qind e qytetarëve që të votojnë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Nga 80,271 qytetarë me të drejtë vote, 18,712 nga ta kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit në Mitrovicën e Jugut apo 23,31 për qind.
24,32 për qind e qytetarëve, në anën tjetër, kanë shfrytëzuar të drejtën për votë në Podujevë.