
Gazetari Arben Ahmeti ka deklaruar në Kanal 10 se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare mund të shënojë një nga nivelet më të ulëta në historinë zgjedhore të vendit.
“Sot, deri në orën 17:00, kanë votuar rreth 574 mijë qytetarë. Kjo është një shifër alarmante që përçon një mesazh të qartë të qytetarëve ndaj politikës”, deklaroi Ahmeti në Kanal 10.
Ahmeti tha se sipas projeksioneve, numri i përgjithshëm i votuesve mund të arrijë deri në rreth 750 mijë deri në përfundim të procesit zgjedhor, shifër kjo dukshëm më e ulët krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
“Në videon e bashkëngjitur mund ta gjeni lajmin e plotë.”