
Bleron Baraliu në edicionin special kushtuar zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, ka publikuar projekcionin e tij të parë për përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, bazuar në të dhënat dhe modelet e tij të analizës zgjedhore.
Sipas këtij projekcioni, Lëvizja Vetëvendosje prin duke siguruar 53 mandate në Kuvendin e Kosovës.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës projektohet të fitojë 19 mandate.
Sipas të njëjtit projekcion, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të sigurojë 6 mandate në legjislaturën e re.
Ndërkohë, 20 mandatet e mbetura parashihen t’u takojnë partive të komuniteteve joshumicë dhe subjekteve të tjera politike që garojnë në zgjedhje.