
Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes , Agim Bahtiri, ka komentuar rezultatet e para zgjedhore në një lidhje direkte për edicionin special të zgjedhjeve në Kanal 10.
Bahtiri u shpreh i bindur se subjekti i tij politik do të arrijë një rezultat të lartë, duke kujtuar një deklaratë të bërë prej tij para fillimit të zgjedhjeve.
“Kam thënë para dy javësh se do të jetë mbi 53 për qind. Varet edhe diaspora sa ka votuar”, deklaroi Bahtiri.
Ai shtoi se rezultati i zgjedhjeve do të jetë një mesazh për partitë kundërshtare, për të cilat tha se gjatë fushatës kanë përdorur presione dhe shantazhe.
“Kjo përkthehet për partitë politike që kanë shantazhuar se do t’u dalë kapuqi me mangë”, tha ai.