
Gazetari i Kanal 10, Arben Ahmeti, ka folur për pritshmëritë rreth rezultateve zgjedhore, duke theksuar se vota e diasporës mund të ketë ndikim të madh në përfundimin final.
Ai u shpreh se pret një rezultat më serioz dhe më të qartë krahasuar me pritjet e deritanishme, duke shtuar se dalja e ulët e qytetarëve në vend mund të ketë qenë një formë proteste.
Sipas tij, rezultati në Kosovë mund të jetë i ngjashëm me atë të shkurtit 2025, ndërsa diferenca kryesore mund të vijë nga vota e diasporës.
“Kam përshtypjen që këtë radhë do të kemi rezultat më serioz se sa kemi pritur. Vota e diasporës do të ndikojë më shumë… dalja e ulët mund të jetë edhe protestë e qytetarëve,” u shpreh Ahmeti.
Ai shtoi se kur të përfshihet edhe diaspora në numërim, rezultati final mund të ndryshojë ndjeshëm.
Lajmin e plotë mund ta gjeni në videon e bashkëngjitur.