
Kandidati i AAK-së ,Daut Haradinaj ka njoftuar se nuk do ta pranojë mandatin e deputetit në këtë legjislaturë, duke deklaruar se vendimi i tij është i motivuar nga bindjet personale dhe angazhimi për t’i hapur rrugë kolegëve të tjerë brenda listës zgjedhore të subjektit të tij politik.
Në një mesazh drejtuar bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve, Haradinaj theksoi se e ka mbajtur fjalën e dhënë dhe se ndihet i përmbushur me rezultatin e arritur në betejën politike. Ai shprehu mirënjohje për besimin e dhënë nga qytetarët dhe mbështetësit e tij, duke nënvizuar se do të vazhdojë të mbetet pjesë e angazhimit politik dhe pranë strukturave të Aleancës.
Haradinaj gjithashtu i uroi sukses kryetarit, Ardian Gjini, duke e cilësuar atë si fitues dhe duke shprehur krenari për bashkëpunimin dhe mbështetjen brenda subjektit politik.