
Numërimi i votave po vazhdon dhe në KQZ po përditësohet minutë pas minute rezultati.
Nga 97.36 % të votave të numëruara , Lëvizja Vetëvendosje ka 43.03 %.
PDK është e dyta me 21.21 %, derisa LDK renditet e treta me 17.68 %.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që drejtohet nga Ardian Gjini ka 7.10 %.
Lista Serbe renditet e pesta, me 5.90 %. Rezultatet e njejta i ka lexuar edhe kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në konferencë e mbajtur për media.