Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia: Nga 1 nëntori të gjitha targat duhet të jenë RKS

Gazeta10
31 October 2022 - 16:33

Policia e Kosovës, referuar vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.10.2022 me  Nr. 05/103, i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS, ka bërë të gjitha planifikimet e saja me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.

Sipas vendimit zyrtar nga data një (1) nëntor 2022, të gjithë pronarëve të mjeteve që qarkullojnë me targa të tilla ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës do t’iu shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

Ndërsa nga data njëzet e një (21) nëntor deri me datë njëzet e një (21) janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Bashkangjitur këtij njoftimi keni formën e fletëqortimit zyrtar “Qortim”,  të Policisë së Kosovës e cila do të aplikohet nga zyrtarët policorë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe në pikat e kalimit kufitar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.