Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Gazeta10
08 June 2026 - 18:50

Ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, gjatë së hënës, kanë marrë pjesë në një stërvitje ushtarake mbrojtëse.

Kjo stërvitje është zhvilluar në kampin “Bondsteel”, ku kanë marrë pjesë ushtarë të SHBA-së, Gjermanisë dhe Turqisë.

Sipas një njoftimit, kjo stërvitje është bërë për të provuar operacionet e koordinuara të mbrojtjes, për të forcuar procedurat e mbrojtjes së forcave dhe për të rritur aftësitë e reagimit ndaj emergjencave.

“Stërvitja bashkoi personelin e Forcave të Armatosura të SHBA-së, Gjermanisë dhe Turqisë dhe vërtetoi aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur shpejt kërcënimeve të mundshme, për të koordinuar veprimet mbrojtëse dhe për të ruajtur gatishmërinë operacionale në mbështetje të stabilitetit rajonal.”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.