Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Zëdhënësi i Speciales për Gazeta10: Nuk komentojmë hetimet për Halitjahën

Gazeta10
31 Tetor 2022 - 17:17

Gjatë ditës së sotme, Gazeta10 raportoi se Komandanti i UÇK-së nga Rajoni i Prizrenit, Sadik Halitjaha, ka udhëtuar drejt Hagës me ftesë të Prokurorisë Speciale.

Në lidhje me këtë ftesë, Gazeta10 ka kontaktuar Zëdhënësin e Sepciales, Christopher Bennett, i cili ka thënë se nuk i komentojnë hetimet ndaj tij.

“Nuk kam koment për pyetjen tuaj. SPO nuk jep informacione në lidhje me hetimet e saj”, ka deklaruar shkurt Bennett.

Kujtojmë se, ish-eprori Halitjaha, ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim para dy vitesh./Gazeta10

https://gazeta10.com/lajmi-i-fundit-arrestohet-komandanti-i-uck-se-ne-mesdite-ka-udhetuar-drejt-hages%ef%bf%bc/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.