Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Helmohet me barna një 5-vjeçar nga Gostivari, dërgohet në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Gazeta10
09 June 2026 - 12:28

Dje, rreth orës 18:40, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në Repartin e Pediatrisë ishte pranuar një fëmijë pesëvjeçar nga fshati Çegran, i cili kishte pësuar helmim nga barnat.

Sipas informacioneve fillestare, fëmija ka rënë në kontakt me barna të lëna në një vend të arritshëm dhe i ka gëlltitur ato. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ai është transportuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup për trajtim dhe ekzaminime të mëtejshme.

“Më 08.06.2026 në ora 18:40 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në Repartin e Pediatrisë, për shkak të helmimit me barna, është sjellë një fëmijë pesëvjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit. Sipas raportimit, fëmija ka rënë në kontakt me barna që ishin lënë në një vend të arritshëm dhe i ka gëlltitur ato. Fëmija është transportuar në Klinikëne Fëmijëve në Shkup për kujdes dhe ekzaminime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.